Sport

Pritje si hero dhe shifra prej “top-player”, Muçi ndez Turqinë, festë edhe në Tiranë (VIDEO)

pritje si hero dhe shifra prej top player muci ndez turqine feste edhe ne tirane video
pritje si hero dhe shifra prej top player muci ndez turqine feste edhe ne tirane video

1,8 mln euro në sezon, kontratë deri në 2027, një transferim prej 10 milionë euro, 9 prej të cilave do t’i përfitojë Legia e Varshavës, ndërsa 1 milionë euro shkojnë për klubin e Tiranës, me bardheblutë që zotëronin 10% të kartonit. Kjo janë shifrat e transferimit të Ernest Muçi te gjigantët e Beshiktash. Ylli kuqezi kaloi me sukses testet mjekësore dhe është gati për këtë aventurë të re në Turqi. Me qindra tifozë kishin dalë në aeroport për të pritur Muçin duke i dhuruar një pritje të ngrohtë:

[embedded content]

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është një ëndërr e bërë realitet për mua që të luaj për një klub kaq të madh. Mezi pres të përshëndetem me të gjithë tifozët, të takoj lojtarët dhe trajnerin. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi legjendar në Turqi, u shpreh Muçi. I lumtur për këtë transferim u shfaq edhe presidenti i Beshiktash, Hasan Arat: “Ernest Muçi, urime lojtarit dhe Besiktas-it. Shpresoj se së bashku do të arrijmë suksese. Ernest Muçi ishte një lojtar që trajneri ynë e donte prej kohësh dhe kishte dy muaj që punonte për të. Jemi të lumtur që ky transferim u mbyll me sukses”-tha numri 1 i klubit turk.

[embedded content]

Largimi i Muçit nga Legia ka sjellë pakënaqësi në radhët e tifozëve polak pasi ylli kuqezi ishte kthyer në një idhull të tifozëve, duke shënuar 21 golat, pjesa e tyre më e madhe gola spektakolarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts