Problematikat e përmbytjeve në Vlorë, Ministri i Mbrojtjes: Po punojmë në 4 kryqëzimet që të bllokuara! Kemi stakuar energjinë elektrike në disa zona

problematikat e permbytjeve ne vlore ministri i mbrojtjes po punojme ne 4 kryqezimet qe te bllokuara kemi stakuar energjine elektrike ne disa zona





































Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu ka reaguar pas situatës problematike në Vlorë, ku reshjet e shumta të shiut përmbytën pjesën më të madhe të qytetit.

Vlora nen uje

Në një deklaratë për mediat, Vengu shprehet se puna është fokusuar në 4 kryqëzimet ende të bllokuara të qytetit të Vlorës.

Po ashtu Vengu shton se: “Në mbështetje të tyre janë edhe 24 efektivë të Forcave të Armatosura, me 5 mjete transporti, 3 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 2 pompa thithëse. Trupat në terren po punojnë për largimin e ujit në blloqet e banesave midis akseve të bllokuara: te Universiteti, rruga “Albano e Romina”, Dyqanet e reja, si dhe te Kisha Ortodokse. Prezencë uji ka dhe brenda xhamisë së qytetit”.

Sipas ministrit energjia elektrike është stakuar në disa nga zonat e qytetit për shkak se gabinat e energjisë janë të mbushura me ujë. “Është stakuar energjia elektrike në disa blloqe banesash të qytetit, kryesisht aty ku gabinat elektrike kanë prani uji” thekson Vengu.

Vlora nen uje1

Deklarata e plotë e Ministrit të Mbrojtjes

Të gjitha strukturat e emergjencave civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren që prej pasdites së djeshme, për të riparuar të gjitha problematikat e shkaktuara nga reshjet me intensitet të lartë. Si pasojë e punës së bërë gjatë gjithë natës dhe ndërprerjes së reshjeve, situata është përmirësuar.

Aktualisht, puna e të gjitha strukturave: Bashkisë së Vlorës, UK Rajoni Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë, OSHEE, Prefekturës, është përqendruar në 4 kryqëzime ende të bllokuara në qytetin e Vlorës, i cili u prek më shumë nga situata e keqe e motit në 24 orët e fundit.

Në mbështetje të tyre janë edhe 24 efektivë të Forcave të Armatosura, me 5 mjete transporti, 3 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 2 pompa thithëse.

Trupat në terren po punojnë për largimin e ujit në blloqet e banesave midis akseve të bllokuara: te Universiteti, rruga “Albano e Romina”, Dyqanet e reja, si dhe te Kisha Ortodokse. Prezencë uji ka dhe brenda xhamisë së qytetit.

Efektivët e FA po punojnë me dy pompa për largimin e ujit nga stacioni kryesor i pompimit, ku ende vazhdon të ketë prezencë uji.

Hidrovori i qytetit punon me kapacitet të plotë, duke bërë tërheqjen graduale të ujit.

Është stakuar energjia elektrike në disa blloqe banesash të qytetit, kryesisht aty ku gabinat elektrike kanë prani uji.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →