Probleme në martesën e Kanye West me Bianca Censorin? Ja dyshimet…

probleme ne martesen e kanye west me bianca censorin ja dyshimet
probleme ne martesen e kanye west me bianca censorin ja dyshimet

Është raportuar se martesa e reperit Kanye West me arkitekten Bianca Censori po kalon nëpër disa kriza probleme, ndërkohë që e ardhmja e saj është e pasigurt.

TMZ, ka raportuat se javë më parë, ata u kanë thënë shokëve se janë ndarë dhe West, i cili ndryshe njihet si Yee iu ka thënë atyre se po planifikon të divorcohet.

Sidoqoftë, një burim ka thënë për The New York Post, se ata po përballen me probleme në martesë dhe se gjendja nuk është duke u përmirësuar.

Një tjetër burim ka thënë se “Yee ndryshon mendimet gjatë gjithë kohës. Është e mundur që kjo ka ndodhur”.

Ky burim gjithashtu ka shtuar se nuk është krejtësisht e qartë se cili është shkaktari i problemeve në mes të çiftit.

Censoi aktualisht është shefe e departamentit të arkitekturës në kompaninë e Westit “Yeezy”.

Hera e fundit që West dhe Censori janë parë së bashku është data 20 shtator, në një udhëtim në Tokyo.

Ata janë njoftuar në vitin 2020 dhe që kur janë martuar në muajin dhjetor të vitit 2022 kanë qenë gati të pandashëm.

West ishte i martuar me yllin televiziv Kim Kardashian, me të cilën ka katër fëmijë. Kardashian bëri kërkesën për divorc në vitin 2021 ndërkohë që marrëveshja u arrit në muajin nëntor të vitit 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →