Sport

Probleme për Italinë, “azzurrët” mund të mos kenë të gatshëm ndaj Zvicrës, titullarin e mbrojtjes

probleme per italine azzurret mund te mos kene te gatshem ndaj zvicres titullarin e mbrojtjes
probleme per italine azzurret mund te mos kene te gatshem ndaj zvicres titullarin e mbrojtjes

Probleme në horizont për Italinë. Qendërmbrojtësi Bastoni, mund të mos jetë i gatshëm, për përballjen nesër ndaj Zvicrës, në duelin e vlefshëm për fazën e 1/8 të finaleve.
Sipas mediave italiane, mbrojtësi i Interit është zgjuar mëngjesin e sotëm me temperaturë, gjë e cila ka shqetësuar stafin mjekësor të “Azzurrëve”. Ai nuk ka qenë pjesë e stërvitjes së zhvilluar sot nga trajneri Spalletti.

Gjithsesi tek “azzurrët”, ekziston besimi se Bastoni do të riaftësohet dhe do të jetë i gatshëm për teknikun Spalletti, në ndeshjen ndaj Zvicrës, një përballje kjo shumë e rëndësishme për rrugëtimin e kampionëve në fuqi të evropës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts