Bota Sport

Probleme për Italinë, Spaleti humb Dimarkon për sfidën vendimtare me Kroacinë

probleme per italine spaleti humb dimarkon per sfiden vendimtare me kroacine

































Sikur të mos mjaftonin kritikat pas paraqitjes tërësisht zhgënjyese të Italisë ndaj Spanjës, trajneri Luçiano Spaleti ka një tjetër telash për të zgjidhur. Mbrojtësi Federiko Dimarko, pritet të jetë një mungesë e sigurt për skuadrën e tij për ndeshjen kundër Kroacisë, që do të përcaktojë fatin e italianëve në grupin e Euro 2024 ku bën pjesë edhe Shqipëria.

828d505d8223f06d5fa6bf1aca90021f-14648-oooz0000

Sipas mediave italiane, Dimarko ka marrë një goditje në ndeshjen me Spanjën dhe si pasojë e saj, ka humbur edhe stërvitjen e sotme me të kaltrit. Stafi mjekësor e ka në vëzhgim situatën e tij, por duket pak e mundshme që ai të jetë i gatshëm për duelin e të hënës ndaj kroatëve.

Italia rrezikon seriozisht të mos kualifikohet nëse mundet nga Kroacia dhe mungesa e Dimarkos do të jetë një telash jo i vogël për të zgjidhur, pasi mbrojtësi i majtë është një futbollist i cili ndihmon shumë edhe në fazën ofensive të të kaltërve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts