Sport

Problemet në futboll, Sacchi: Italia të zgjohet, duhen rregulluar disa gjëra

problemet ne futboll sacchi italia te zgjohet duhen rregulluar disa gjera
problemet ne futboll sacchi italia te zgjohet duhen rregulluar disa gjera

Arrigo Sacchi, një nga “ikonat” e njohura, nuk ka hezituar të flasë për gjërat që nuk shkojnë në futboll.

“Duke ndjekur olimpiadën ajo që më vjen natyrshëm për të thënë është se atletët tonë janë dukshëm më superiorë se futbollistët. Kemi tetë vite që nuk shkojmë në Botëror dhe kjo do të thotë se ka një problem.

Unë nuk mbaj mend prej sa kohësh në futbollin italian nuk iu besohet më të rinjve, shoh gazetat dhe kuptoj se edhe këtë sezon Serie A do të jetë e mbushur me të huaj. Nëse mendoni se kjo është rruga e duhur atëherë vazhdoni… Unë mendoj se duhet të ndjekim një tjetër rrugë.

Duhet të zgjohemi, futbolli italian ka dy probleme të mëdha, paratë dhe taktikën. Nëse kërkon të arrish larg duke shpenzuar pak, atëherë ka vetëm një mënyrë, të përqëndrohesh te loja e bukur, shpirti i garës dhe motivimi. Kombëtarja në Europian e tregoi se duhet të nisim të mendojmë për ide të reja”, u shpreh Sacchi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts