Sekretari për Aksionin Qytetar në grupimin e Rithemelimit, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me lajmin për procedimin e tij mbi tensionet në protestën e djeshme para bashkisë Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh një veprim i tillë më shumë e motivon sesa e ndalon për të kërkuar drejtësi për shqiptarët.
Ai konfirmoi pjesëmarrjen në protestën e radhës të njoftuar për të premten në orën 11:00.
Postimi i plotë:
Taulant Bego Yaris më paska proceduar pse protestoja kundër korrupsionit të Ndragetes.
Taulant Droga dhe Lal-Ndrageta duhet të dine se ky presion i shemtuar nuk funksionon.
Më keni bërë mbi 500 procedime penale dhe jo vetëm që nuk më ndaluat, por më motivoni më shumë per te kerkuar drejtesi per Shqiptaret.
Shihemi të premten ora 11:00, ku do të jete qytetaret kundër krimit dhe patjetër krimi do të humbë gjithmonë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co