Kosova

Procesi i dialogut/ zv. Kryeministri Besnik Bislimi: U demaskua qasja destruktive e Serbisë! Marrëveshja e Brukselit…

procesi i dialogut zv kryeministri besnik bislimi u demaskua qasja destruktive e serbise marreveshja e brukselit
procesi i dialogut zv kryeministri besnik bislimi u demaskua qasja destruktive e serbise marreveshja e brukselit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se vitet e fundit , dialogu u kthye drejt rrugës së normalizimit dhe njohjes reciproke, por Serbia vazhdon ta refuzojë.

Ai ka përmendur sjelljen me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin Implementues të Ohrit.

Në një postim në Facebook, Bislimi ka thënë se pavarësisht “demaskimit destruktive të Serbisë”, Prishtina zyrtare ndaloi të jetë aktive në dialog.

“Procesi i dialogut u kthye drejt rrugës së normalizimit dhe njohjes reciproke, por të cilën fqinji ynë verior vijon ta refuzojë, siç po e dëshmojnë me Marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe Aneksin Implementues të Ohrit. U demaskua qasja e tyre destruktive, por ne vijuam angazhimin tonë, duke shfaqur konstruktivitet e duke qenë palë aktive, përmes ofrimit në vazhdimësi të propozimeve e ideve në çështjet rreth dialogut”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts