Kryetarja e Këshillit të Integrimit Jorida Tabaku, në fjalën e saj në parlament, deklaroi se procesi i integrimit duhet të bëhet diskutim kombëtar, pasi është tepër me rëndësi për Shqipërinë.
Tabaku thekson se është për keqardhje që shumë ligje miratohen në mënyrë të njëanshme. Ajo shtoi se duhet të ndërmerren reforma, që janë në dobi të qytetarëve.
“Sot në Shqipëri nuk ka hapësirë për shoqërinë civile të pavarur. Duhet të merren reforma, që kanë në qendër qytetarin. Keqardhje për miratimin e njëanshëm të ligjeve. Opozita dhe shqyrtimet e saj nuk janë marrë parasysh, për miratimin e ligjeve. Është shqetësuese që qytetarët duan vetëm të largohen.
Parlamenti të miratojë rezolutë që iu shërben qytetarëve. Nuk e di se çfarë e shqetëson maxhorancën që një ligj të diskutohet edhe me aktorë të tjerë, ka munguar komunimimi me parlamentin. Procesi i integrimit duhet të bëhet diskutim kombëtar”, deklaroi Tabaku.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co