Procesi i vettingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve tashme po shkon drejt fundit. Sot më 17 qershor shënohen plot 7 vite nga procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit të drejtësisë.
Në një raport zyrtar të hartuar nga Komisioni Pavarur I Kualifikimit evidentohet fakti se nga sistemi i drejtësisë nga 7 vite u shkarkuan nga detyra 256 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërkohë që janë konfirmuar në detyrë vetëm 349 magjistratë.
Aktualisht sipas KPK janë ende dhe 37 subjekte të vettingut në proces, ndërkohë që ky institucion pritet të mbyllë aktivitetin.
“Më 8 shkurt 2018, Komisioni në dhomë këshillimi mori vendimin e parë, ndërsa sot, më 17 qershor 2024 numëron në total 768 vendime, prej të cilave 349 konfirmime në detyrë, 256 vendime për shkarkim nga detyra, 110 vendime për pushim/ndërprerje procesi, 50 përfundim procesi pa vendim përfundimtar, si dhe 3 vendime për pezullim nga detyra.
Komisionit i kanë mbetur për të rivlerësuar vetëm 37 subjekte duke përmbyllur me sukses listën e plotë prej 805 subjektesh (gjyqtarë, prokurorë, ndihmës/këshilltarë ligjorë)”, thuhet në njoftimin e KPK.
Statistikat e vetingut ne sistemin e drejtesise
Njoftimi i plote
7 vite nga krijimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shënon sot 7 vjetorin e konstituimit të tij dhe vitin e fundit të mandatit kushtetues.
Më 17 qershor 2017, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si dhe nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) nisën punën për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Gjatë këtyre 7 viteve, 12 anëtarët e Komisionit në bashkëpunim me njësinë ligjore dhe stafin administrativ kanë kryer një proces të cilin nuk e konsideruan vetëm detyrim kushtetues dhe ligjor me synim rikthimin e besimit të publikut te gjyqësori, por edhe përgjegjësi e lartë personale për të kontribuar në ndërtimin e një sistemi të ri drejtësie, të pavarur e të paanshëm.
Më 8 shkurt 2018, Komisioni në dhomë këshillimi mori vendimin e parë, ndërsa sot, më 17 qershor 2024 numëron në total 768 vendime, prej të cilave 349 konfirmime në detyrë, 256 vendime për shkarkim nga detyra, 110 vendime për pushim/ndërprerje procesi, 50 përfundim procesi pa vendim përfundimtar, si dhe 3 vendime për pezullim nga detyra.
Komisionit i kanë mbetur për të rivlerësuar vetëm 37 subjekte duke përmbyllur me sukses listën e plotë prej 805 subjektesh (gjyqtarë, prokurorë, ndihmës/këshilltarë ligjorë).
Gjatë 7 viteve të funksionimit të tij, me mbështetjen dhe ekspertizën profesionale të pakursyer të ONM-së, Komisioni ka kryer me paanshmëri, profesionalizëm dhe angazhim të lartë procesin e rivlerësimit. Ndërsa mandati kushtetues po i afrohet përmbylljes, në këtë datë të shënuar, KPK gjen rastin të falenderojë partnerët ndërkombëtarë, Kuvendin, mediat dhe gjithë bashkëpunëtorët e këtij rrugëtimi që jo vetëm shërbeu për vettingun e sistemit të drejtësisë, por edhe avancimin e vendit në procesin e integrimit evropian.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co