Fermerët e fshatrave të zonës së Maliqit kanë dalë sot në protestë për mungesën e tregut dhe prodhimet e pashitura.
Fermerët janë mbledhur në afërsi të fshatit Drithas në rrugën hyrëse të këtij fshati me mjetet e tyre me qëllim që të bllokojnë rrugën. Mungesa e theksuar e tregut duke bërë që jo vetëm prodhimi i sivjetshëm, por edhe i vitit të kaluar të mbetet stok ka detyruar fermerët të dalin sot në protestë dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre.
Jo vetëm gruri, por edhe prodhimet sezonale si qepa, patatja, misri kanë mbetur pa shitur. Sipas tyre prodhimi që hyn nga jashtë është një nga arsyet kryesore që fermerët sot po përballen me mungesën e tregut.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co