Fermerët e fushës së Maliqit përballen me rrezikun e mbetjes së prodhimeve stok për shkak të mungesës së tregut dhe kërkesës së ulët për patate dhe qepë. Tregtarët ofrojnë çmime prej 20-25 lekë për kilogram, një shumë që nuk mbulon as koston e prodhimit. Për të realizuar fitim, fermerët thonë se duhet t’i shesin prodhimet të paktën me 50 lekë për kilogram, por kjo duket gjithnjë e më e pamundur.
Fermerët akuzojnë tregtarët për manipulim të çmimeve, duke blerë produktet nën kosto dhe duke i shitur deri në 90 lekë për kilogram në tregun e pakicës. Ata gjithashtu theksojnë se importet kanë ndikuar negativisht në shitjen e prodhimeve të tyre. Për të zgjidhur ngërçin e bujqësisë, fermerët kërkojnë mbylljen e doganave nga qeveria.
[embedded content]
Për prodhimet e pashitura Fermerët e fushës së Maliqit kanë organizuar edhe dy protesta njëra pas tjetrës por ende nuk kanë gjetur zgjidhje.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co