Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve Dhuarata Çupi, debatoi ashpër me socialistët në lidhje me ligjin për krijimin e një shoqërie shtetërore për prodhimin e armëve, duke argumentuar se po shkelen të gjitha procedurat.
Çupi, tha se nuk ka asnjë studim dhe vlerësim se çfarë fiton shteti në këtë çështje, ndërsa tha se nuk ka as vlerësim për pronat e ushtrisë që do ti përdorni për këtë shoqëri.
“Ligji për krijimin e një shoqërie shtetërore për prodhimin e armëve së pari shqyrtohet pa respektuar procedurën dhe afatet e rregullores së Kuvendit. Rregullorja përcakton afatin e shqyrtimit pasi të kenë kaluar 2 javë nga depozitimi.
Se dyti kjo shoqëri do te bazohet në një projektligj që ende nuk është miratuar në Kuvend. Nje turp! E treta një shoqëri që krijohet pa percaktuar sa përqindje do të këtë partneri jo publik në këtë shoqëri. Perse ju duhen 6.5 milion euro për krijimin e kësaj shoqërie? Perse nuk keni percaktuar sa janë vlerësuar pronat e ushtrisë që do ti perdorni për këtë shoqëri?
Ky ligj është klientelist, I porositur, dhe akti I radhës I kësaj mazhorance për të krijuar një skemë vjedhje. Ju po vidhni leket e shqiptareve për ti përdorur për partinë shtet nesër në zgjedhje”
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co