“Profesionet e lira do paguajnë 40% taksa”/ Tabaku paraqet konkluzionet përpara Kushtetueses: Qeveria keqciton raportin e FMN për interesa të vogla dhe antikushtetuese

profesionet e lira do paguajne 40 taksa tabaku paraqet konkluzionet perpara kushtetueses qeveria keqciton raportin e fmn per interesa te vogla dhe antikushtetuese
profesionet e lira do paguajne 40 taksa tabaku paraqet konkluzionet perpara kushtetueses qeveria keqciton raportin e fmn per interesa te vogla dhe antikushtetuese

Gjykata Kushtetuese kishte sot seancën e konkluzioneve në lidhje me padinë e dorëzuar nga Grupi parlamentar i PD dhe katër grupe interesi mbi taksimin e profesionistëve të lirë.

Në seancën e konkluzioneve, deputetja e PD Tabaku u shpreh për konkluzionet. Ajo artikuloi se kërkesa e grupit nuk lidhej me marrjen e atributit të këshillit të ministrave për politikat fiskale, por kundërshtia e padisë lidhej me kushtetuetshmërinë e këtij ligji. Ajo më pas vuri në dukje se përdorimi nga ana e qeverisë e raporteve të FMN dhe Bankës Botërore ishin të keqpërdorura.

“Raporti i FMN-së që ju cituat pak më parë, thotë që një bazë e vogël personash të taksuar dhe një pafuqi në mbledhje vijnë nga zbatimi i dobët i ligjit, nga sistemi aktual i taksave që është kompleks dhe i fragmentarizuar dhe ndryshimet e shpeshta adhoc kanë qenë minuese në lidhje me stabilitetin dhe transparencën e këtij sistemi dhe nga një lexim i drejtë i kësaj përputhen njëkohësisht me vendimin e shkuar të Gjykatës Kushtetuese “ për një sistem më të ndershëm, më eficent, më të thjeshtë dhe më transparent…që duhet të luftojë informalitetin .

Në këtë rast paaftësinë, arrogancën, po edhe abuzimin me sistemin e taksave dhe pa fuqinë e administratës tatimore për të zbatuar ligjin, këto e përkthejnë në një taksë të pandershme dhe të padrejtë. Ndërkohë që FMN propozon që Qeveria shqiptare të mos ketë asnjë përjashtim nga taksat dhe të mos ketë asnjë diferencim dhe fragmentarizim, Qeveria shqiptare e thellon këtë me politikat fiskale që u përmendën këtu herën e kaluar.” u shpreh zonja Tabaku në fjalën e saj të konkluzioneve përpara trupës së Gjykatës Kushtetuese.

Për Tabaku qeveria e ka keqcituar qëllimisht raportin e FMN dhe Bankës Botërore në lidhje me profesionet e lira. Reagimi i deputetes së PD erdhi pasi pala e qeverisë këmbëngulte se ishte raporti i FMN që e kishte udhëzuar atë të vendoste një taksë për profesionistët e lirë. por, sipas deputetes së PD, raporti i FMN sugjeronte qeverisë që të hiqte të gjitha përjashtimet dhe madje të vendoste një taksë mbi xhiron ndaj biznesit të vogël. Por, sipas saj, qeveria ka mbyllur sytë dhe ka përdorur alibinë e FMN vetëm për të ngritur një ligj që bie në kundërshtim me vetë kërkesën e FMN; duke fragmentarizuar tërësisht politikën fiskale dhe kategorizuar (në kundërshtim me sugjerimet) biznesin e vogël.

Fjala e plotë:

Së pari, ju faleminderoj për shpejtësinë e trajtimit të kësaj çështje! Përball nesh, zyra e Kryeministrit dhe e parlamentit paraqiti një sërë argumentash që në këndvështrimin e tyre shpjegojnë se pse i takon qeverisë për të caktuar taksa dhe askush nga ne nuk ka diskutuar ndonjëherë dhe nuk ka kërkuar që të heqi këtë atribut nga Qeveria. Ne jemi të qartë dhe të sigurtë që Qeverisë shqiptare i përket ky atribut për të përcaktuar dhe ndjekur politika fiskale, madje jemi të bindur që i takon ky atribut. Po nga ana tjetër, në këto njëmbëdhjetë vite ka ndodhur një ç’edukim fiskal dhe papërgjegjshmëri fiskale që ka prodhuar më tej një rritje të informalitetit dhe dëme të tjera në ekonominë e vendit. Në këtë seancë, në javën e kaluar u paraqitën argumente dhe prova që kanë dëshmuar se në të vërtëtë ky ligj i miratuar nga parlamenti, jo vetëm që cënon sigurinë juridike, lirinë e tregut, por është gjithashtu dhe diskriminues për tridhjetë mijë subjekte të vetëpunësuar. U ofruan provat e argumente për të treguar se si norma e tatimit 0%, 8%, 13%, 23% dhe praktikisht ajo që po zbatohet sot në Profesionet e Lira që shkon deri në 40%, i ndan në kategori dhe është jo e ndershme, por nga ana tjetër dhe antikushtetuese.

Qeveria u përpoq të justifikonte në vazhdimësi taksën, duke artikuluar dhe aftësinë paguesve të të vetëpunësuarve duke rënë në kundërshtim me paradigmën e një sistemi tatimor të drejtë dhe progresiv. Raporti i FMN-së që ju cituat pak mëparë, thotë që një bazë e vogël personash të taksuar dhe një pafuqi në mbledhje vijnë nga zbatimi i dobët i ligjit, nga sistemi aktual i taksave që është kompleks dhe i fragmentarizuar dhe ndryshimet e shpeshta adhoc kanë qenë minuese në lidhje me stabilitetin dhe transparencën e këtij sistemi dhe nga një lexim i drejtë i kësaj përputhen njëkohësisht me vendimin e shkuar të Gjykatës Kushtetuese “ për një sistem më të ndershëm, më eficent, më të thjeshtë dhe më transparent…që duhet të luftojë informalitetin .” Në këtë rast paaftësinë, arrogancën, po edhe abuzimin me sistemin e taksave dhe pa fuqinë e administratës tatimore për të zbatuar ligjin, këto e përkthejnë në një taksë të pandershme dhe të padrejtë. Ndërkohë që FMN propozon që Qeveria shqiptare të mos ketë asnjë përjashtim nga taksat dhe të mos ketë asnjë diferencim dhe fragmentarizim, Qeveria shqiptare e thellon këtë me politikat fiskale që u përmendën këtu herën e kaluar.

Së treti, duke qenë se qeveria e ka sjellë si argument raportin e FMN-së, duhet që t’i rikujtoj qytetarët se tri shtyrat kryesore mbi të cilët ngrihet taksimi që janë edhe baza e çdo legjislacioni fiskal, mbledhja e të ardhurave, efiçenca e sistemit të taksimit, që duhet të jetë transparent, i thjeshtë, stabël dhe të minimizojë sjelljet shtrembëruese dhe të taskapaguesit, si dhe barazinë duke nënkuptuar dhe barazinë para ligjit, që është dhe pika që Gjykata Kushtetuese shpresojë shumë që të shoh dhe ta analizojë. Me anë të këtyre fakteve dhe evidentimeve, nga raporti i FMN-së që qeveria ka sjellë si provë, unë dëshiroj që të theksoj për të nderuarën trup gjykuesve që në të vërtetë Qeveria ka abuzuar si gjithmonë në këto raste pikërisht me thelbin. Në të vërtetë raporti FMN-së evidenton qartësisht mungesën e sigurisë juridike, diskriminimin negativ, mungesën e konkurrence të drejtë që në fakt janë edhe në themel të ligjit të tatimit për Profesionistët e Lirë.

Për këtë arsyje e ripërsëris, ne nuk kërkojmë nga kjo trupë gjykues që të marrë tagrin e ekzekutivit, as që t’i heqë parlamentit një funksion që i takon me ligj por nga ana tjetër kërkojmë që të ruhet integriteti i Kushtetutës, të mbrohet qytetarët, të mbrohet e mira publike, të kemi një drejtësi në sistemin e taksave që fatkeqësisht është shtrembëruar nga ana e legjislativit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →