Progres raporti i BE, Rama: Vlerësohet puna e SPAK për rezultatet dhe hetimet e thelluara ndaj rasteve të korrupsionit nga profilet e larta politike

progres raporti i be rama vleresohet puna e spak per rezultatet dhe hetimet e thelluara ndaj rasteve te korrupsionit nga profilet e larta politike





































Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media, ka komentuar progresraportin e BE-së për Shqipërinë për vitin 2024.

rama

Rama u shpreh se raporti vlerësonte punën e SPAK për rezultatet dhe hetimet e thelluara ndaj rasteve të korrupsionit, përfshirë profilet e larta politike.

Më lejoni të ndaj disa nga momentet kryesore të raportit. Së pari, drejtësia. Përtej të gjitha polemikave të brendshme, raporti bën një vlerësim të lartë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe thekson se kjo reforma ka çuar në përmirësime të ndjeshme të drejtësisë në vend. Patjetër, ka pika të caktuara që duhen adresua dhe ka ende boshllëqe që duhen mbushur.

Me shumë të drejtë, vlerëson punën e SPAK vazhdimësinë e rezultateve, avancimin në ndjekjen përmes hetimeve të thelluara të rasteve të korrupsionin, përfshirë ato me profile të larta politike dhe zyrtare.

Së dyti, raporti konfirmon vazhdimin e rritjes ekonomike të vendit dhe përgatitjen e mëtejshme të Shqipëri për një ekonomi tregu funksionale në bazë të parimeve dhe kushteve që garanton BE në çdo vend anëtar të tij.

Rritja ekonomike ka qenë e fortë sic thotë raporti, po ashtu mbështetja e kësaj rritje në turizëm është një fakt.

Raporti vlerëson performacën fiskale të vendit, rënien e deficit dhe uljen e borxhit publik dhe thekson se sektori financiar është i qëndrueshëm”, tha Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →