Sipas rezultateve paraprake, të raportuara nga New York Times, kandidati republikan, Donald Trump, renditet deri më tani me 101 vota të Kolegjit Zgjedhor, ndërsa kandidatja demokrate, Kamala Harris, 71.
Për t’u shpallur president, kandidati duhet të fitojë së paku 270 vota nga gjithsej 538 sa ka Kolegji Zgjedhor.
Kamala Harris fitoi edhe në Delaware dhe Nju Xhersi, ndersa Donald Trump edhe në Florida e Arkansas.
Harris është ende e favorizuar për të fituar New Hampshire dhe Virginia, dy shtete me prirje demokratike.
Donald Trump ka mundur të fitojë në disa shtete, përfshirë këtu:
Indiana me 62,5% të votave(11 vota elektorale)
West Virginia me 63% të votave(4 vota elekorale)
Kentaki 65,7% të votave(8 vota elektorale)
Tenesi me 81,4% (11 vota elektorale)
Karolina e Jugut me 58,2% të votave (9 vota elektorale)
Misisipi me 6 vota elektorale
Oklahoma me 73,1% të votave (7 vota elektorale)
Alabama me 9 vota elektorale dhe Florida me 55,8% të votave (30 vota elektorale)
Ndërsa Harris ka fituar në:
Vermont me 68,8% të votave(3 vota elektorale)
Masaçusets me 11 vota elektorale
Maryland me 10 vota elektorale.