Në shtëpinë e Barcelonës vijon të jetë i nxehtë diskutimi mbi të ardhmen e Xavi-t. Drejtuesit e klubit nuk e pranojnë dorëheqjen e trajnerit, por bëjnë gjithçka të mbajnë Xavi-n në skuadër.
Sipas mediave spanjolle: Laporta dhe stafi i tij i kanë propozuar teknikut spanjoll një kontratë të re, nuk bëhet fjalë për një rinovim një vjeçar, ky është objektivi minimal, por janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë afatgjatë, për shumë vite.
Pavarësisht këtij propozimi të ri, Xavi, përpara ndeshjes me La Palams, e fituar me rezultatin 1-0, ritheksoi edhe një herë se i qëndron besnik vendimin të tij, në fund të këtij sezoni do të largohet nga Barcelona.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co