Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, i pyetur nga gazetarët për projektin e dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit, deklaroi se PD ka mbështetur gjithmonë në parim investimet.
Bardhi theksoi se PD mbështet gjithmonë investimet e huaja, duke shtuar se opozita kërkon më tepër transparencë për këto investime.
“Në parim në mbështesim investimet e huaja, por duhet që çdo investim të miratohet me garë të hapur dhe duke bërë analizë të mirfilltë, për të vërejtur se çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë. Ne mirëpresim çdo investitor të investojë në Shqipëri, por projekti duhet të jetë transparent dhe të jetë me garë. Kështu mund të dilet në përfundimin se cila kompani është më e volitshme të investojë”, u shpreh Bardhi.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co