![Projekti i rrugës Thumanë-Kashar, Bakiu: 85 mijë banorë të Krujës janë penalizuar, qeveria nuk shqetësohet për problemet e qytetarëve 2 projekti i rruges thumane kashar bakiu 85 mije banore te krujes jane penalizuar qeveria nuk shqetesohet per problemet e qytetareve](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/projekti-i-rruges-thumane-kashar-bakiu-85-mije-banore-te-krujes-jane-penalizuar-qeveria-nuk-shqetesohet-per-problemet-e-qytetareve.jpg)
TIRANË – Deputetja e PD Merita Bakiu, në fjalën e saj përpara mediave deklaroi se 85 mijë banorë të Krujës janë penalizuar nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Bakiu theksoi se qeveria shqiptare nuk shqetësohet për problemet e qytetarëve. “I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku që të bëjnë ndërhyrje të menjëhershme në projektin e rrugës Thumanë-Kashar, për të bërë dalje që kalon në Bashkinë e Krujës”, tha Bakiu.
Pjesë nga fjala e deputetes demokrate Merita Bakiu:
80 mijë banorë të zonës së Krujës sot janë të penalizuar nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Papërgjegjshmëria e qeverisë është e paparë. Sot që ngrihen problemet e zgjedhësve, gjysma e kabinetit qeveritar nuk ishin të pranishëm në sallë, që të dëgjojnë hallet e problemet e tyre. Seanca plenare nis me anëtarësimet e reja në PS.
Nuk shqetësohen se çfarë problemesh kanë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku që të bëjnë ndërhyrje të menjëhershme në projektin e rrugës Thumanë-Kashar, për të bërë dalje që kalon në Bashkinë e Krujës. Është problem madhor sepse penalizon 85 mijë banorë, penalizon bizneset dhe izolon zonën.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co