Shqiperia

Prokurorë e gjyqtarë amerikanë takim me Dumanin në SPAK, Ambasada Amerikane: Lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, e rëndësishme

prokurore e gjyqtare amerikane takim me dumanin ne spak ambasada amerikane lufta ndaj korrupsionit e krimit te organizuar e rendesishme
prokurore e gjyqtare amerikane takim me dumanin ne spak ambasada amerikane lufta ndaj korrupsionit e krimit te organizuar e rendesishme

Ambasada Amerikane ka njoftuar se një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane ka vizituar SPAK-un.

Delegacioni i përbërë nga prokurorë dhe gjyqtarë janë takuar edhe me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

“Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë”, shkruan ambasada.

Postimi: 

Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës. Grupi përfshin të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah. Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts