Shqiperia

Prokurorët e SPAK në seminarin e organizuar nga OPDAT, ambasada amerikane: Jemi krenarë që mbështesim angazhimin për integritet dhe drejtësi

prokuroret e spak ne seminarin e organizuar nga opdat ambasada amerikane jemi krenare qe mbeshtesim angazhimin per integritet dhe drejtesi
prokuroret e spak ne seminarin e organizuar nga opdat ambasada amerikane jemi krenare qe mbeshtesim angazhimin per integritet dhe drejtesi

Ambasada Amerikane në Tiranë bën me dije se prokurorët e Strukturës së Posaçme kanë marrë pjesë sot në një seminar të organizuar nga OPDAT.

Ambasada e SHBA shprehet se është krenare që mbështet angazhimin e SPAK-ut për integritet dhe drejtësi.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

Prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) morën pjesë së fundmi në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).

Ekipi i SPAK diskutoi arritjet dhe strategjitë për të përmirësuar punën në ekip, për të bashkërenduar përpjekjet e tyre dhe për të rritur rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ne jemi krenarë që mbështesim angazhimin e SPAK për integritet dhe drejtësi. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë, duke përforcuar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një sistem drejtësie që shqiptarët duan dhe e meritojnë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts