Prokuroria e Torinos urdhëroi sekuestrimin e shtatëdhjetë e katër milionë eurove, nipërve të industrialistit të njohur dhe ish-pronarit të Fiat, Gianni Agnelli.
Masa specifike ka të bëjë edhe me ekspertin tatimor Gianluca Ferrero (president i ekipit të Juventusit) si dhe një noter zviceran. Veprat e përmendura në këtë vendim janë mashtrimi tatimor dhe mashtrimi ndaj publikut italian.
Sipas hetimeve të deritanishme, Zvicra dyshohet se është shpallur si vend banimi i të vesë së Gianni Agnelli, Marella Caracciolo , për shkak të një kuadri ligjor të favorshëm. Në të njëjtën kohë, nga organet tatimore italiane dyshohet se janë fshehur shuma të konsiderueshme parash.
Të gjitha këto lëvizje, argumentojnë prokurorët, favorizuan nipërit e Caracciolo-s (i cili vdiq në vitin 2019) për sa i përket të drejtave të tyre të trashëgimisë, ndaj nënës së tyre, Margherita Agnelli, e cila vendosi të shkojë në gjykatë.
Sipas Prokurorisë Publike të Torinos, hetimet nga Policia Ekonomike “zbuluan një skemë të gjerë, të paligjshme, që synonte heqjen e aseteve të rëndësishme dhe të ardhurave të lidhura me Marella Caracciolo nga juridiksioni i ligjit italian të trashëgimisë dhe detyrimeve tatimore”.
Nipërit e Gianni Agnellit, John, Lapo dhe Ginevra Elkan, që në fillim të hetimit deklaruan se me qëndrimin e tyre nuk kanë shkelur kurrë ligjin.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co