Shqiperia

Prokuroria mbyll hetimet, çon për gjykim drejtorin e Kadastrës së Lezhës dhe 3 zyrtarë të tjerë

prokuroria mbyll hetimet con per gjykim drejtorin e kadastres se lezhes dhe 3 zyrtare te tjere
prokuroria mbyll hetimet con per gjykim drejtorin e kadastres se lezhes dhe 3 zyrtare te tjere

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të Drejtorit të Kadastrës në Lezhë Gentjan Malotaj dhe 3 zyrtareve të tjerë të këtij institucioni, të cilët legalizuan një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në shkelje të ligjit.

Gentjan Malotaj, Artur Shabaku, Artmir Maxhuni dhe Redi Brunga do të përballen në gjykatë me veprat penale të “Shpërdorimit të Detyres” dhe “Falsifikimit të Dokumenteve” e kryer në bashkëpunim.

I pandehur për këtë çështje është marrë dhe pronari i subjektit Adriano Uldedaj, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Ndërtimit pa leje”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts