Prokuroria sekuestroi kontejnerët me 2100 ton mbetje helmuese, VOA: Dyshohet se firma “Sokolaj” s’i deklaroi! I shkarkoi në një mjedis të hapur në portin e Durrësit

prokuroria sekuestroi kontejneret me 2100 ton mbetje helmuese voa dyshohet se firma sokolaj si deklaroi i shkarkoi ne nje mjedis te hapur ne portin e durresit





































Prokuroria e Durrësit sekuestroi sot 102 konteinerë me afro 2 mijë e 100 ton mbetje të dyshuara si pluhur helmues nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, që u kthyen në portin më të madh të Shqipërisë mëngjesin e të hënës me anijen Moliva ardhur nga Italia.

porti i durresit anije1

Konteinerët u nisën nga Durrësi më 4 korrik drejt Tajlandës, e cila refuzoi ngarkesën pas alarmit, që dha organizata joqeveritare “Rrjeti i Aksionit të Bazelit BAN”, se në të kishte mbetje të rrezikshme helmuese nga proceset metalurgjike.

Prokuroria urdhëroi Autoritetin Portual, Kapitenerinë, Doganën, Drejtorinë e Kufirit, Policinë dhe Hetimin Doganor për të sekuestruar si provë materiale “konteinerët, të cilët janë transportuar sipas deklaratës doganore R27224 më 4 korrik të këtij viti me eksportues Sokolaj sh.p.k. dhe marrës GS Minerals Doo”, për hetimet e nisura dy muaj më parë “me qëllim kryerjen e ekspertimeve përkatëse”.

Dy prokuroret Suela Beluli dhe Mediana Meta detajuan në urdhërin e tyre se sekuestrimi u krye bazuar në procedimin mbi nenet përkatëse të Kodit Penal nën dyshimet për “kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “ndotje të ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive, si dhe “shpërdorim detyre të funksionarit publik”.

Prokuroria u kërkoi autoriteteve që konteinerët e sekuestruar të mos hapen, por të depozitohen në një vend të sigurtë nga pikëpamja mjedisore e fizike dhe të monitorohen me kamera pa ndërprerë.

Dyshimet janë se firma Sokolaj nuk i ka deklaruar si “mbetje të rrezikshme” pluhurat metalurgjike dhe i ka shkarkuar në një mjedis të hapur në portin e Durrësit për t’i eksportuar më pas jashtë vendit. BAN ka dyshime se transporte të tilla janë kryer periodikisht nga ky port.

Autoritetet shqiptare janë shprehur për “realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”.

Ndërsa BAN i bëri thirrje Shqipërisë për transparencë një javë më parë, duke hapur “kontejnerët publikisht dhe në prani të grupeve të pavarura si BAN-i dhe të ndajë mostrat, që mund të analizohen paralelisht në laboratorë të ndryshëm”.

BAN po ashtu ka shprehur gatishmërinë që të qëndrojë në Durrës për të mbështetur qeverinë shqiptare në kontrollin dhe trajtimin e konteinerëve.

Krahas prokurorisë së Durrësit, hetime po kryen edhe zyra e Bashkimit Europian kundër Mashtrimeve, OLAF./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →