Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 247.000 m2 prona në Himarë në vlerë 35 milionë euro, u përvetësuan me dokumente të falsifikuara.
Këto prona janë regjistruar në emër të shtetasve shtetasve J.J. dhe K.J. nën hetim për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.
Gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar.
Për rrjedhojë, me kërkesë së prokurorisë, gjykata vendosi sekuestro preventive të 30 pronave në Zonën Kadastrale 1592 në Himarë.
Njoftimi i Prokurorisë së Vlorës:
Prokuroria e Vlorës sekuestron 247.000 m2 prona në Himarë në vlerë 35 milionë euro, u përvetësuan me dokumente të falsifikuara
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë sekuestroi 30 pasuri në Himarë të regjistruara në emër të shtetasve J.J. dhe K.J. nën hetim për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.
Në kuadër të procedimit penal nr.51 të vitit 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, konstatoi gjatë hetimeve, se pronat, në total 247.000 metra katrorë në Himarë, me një vlerë rreth 35 milionë euro, janë përfituar nga personat e mësipërm nëpërmjet dokumente të falsifikuara.
Gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar.
Për rrjedhojë, me kërkesë së prokurorisë, gjykata vendosi sekuestro preventive të 30 pronave në Zonën Kadastrale 1592 në Himarë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co