Kosova

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës operacion të përbashkët, 22 të arrestuar për krim të organizuar dhe trafik droge! Sekuestrohen para, armë dhe prona

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar sot një operacion të gjerë antidrogë të koduar “Qielli i Thyer”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 22 persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, trafikim ndërkombëtar të narkotikëve dhe pastrim parash.

Sipas komunikatës së përbashkët, veprimtaria kriminale dyshohet se është organizuar dhe koordinuar përmes aplikacionit të koduar “SkyECC”, i njohur për përdorim nga rrjete kriminale ndërkombëtare.

Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit, me pjesëmarrjen e rreth 600 zyrtarëve policorë që asistuan në bastisjen e 47 lokacioneve dhe arrestimin e të dyshuarve.

Çfarë është sekuestruar?

Gjatë operacionit janë sekuestruar:

  • Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike
  • 129 vetura
  • 134,900 € cash
  • 20,040 franga zvicerane
  • 490 dollarë
  • 13,000 € para të falsifikuara
  • 9 orë dore të markave të njohura
  • 36 armë zjarri të tipeve të ndryshme
  • 1,569 fishekë dhe 1,292 municione të tjera
  • Një makinë për paketimin e heroinës dhe kokainës
  • Pajisje elektronike (laptopë, telefona, USB) dhe dokumente
  • Mjete bankare të ngrira në vlerë prej 400,000 €
  • Paluajtshmëritë e të pandehurve janë vënë nën urdhër ndalimi

Operacioni është mbështetur nga autoritetet e Belgjikës, Holandës dhe Europol-it dhe është udhëhequr nga një prokuror i Prokurorisë Speciale, i cili ishte prezent gjatë bastisjeve.

Prokuroria e prerë: Asnjë aktivitet kriminal nuk do të tolerohet

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës konfirmuan se ky operacion është rezultat i një hetimi të gjatë dhe të detajuar, që synon çmontimin e një rrjeti të fuqishëm kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

“PSRK dhe Policia e Kosovës sigurojnë qytetarët se asnjë aktivitet kriminal nuk do të tolerohet, duke theksuar përkushtimin maksimal në luftën kundër krimit të organizuar dhe vënien e autorëve para drejtësisë,” thuhet në fund të komunikatës zyrtare.

The post Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës operacion të përbashkët, 22 të arrestuar për krim të organizuar dhe trafik droge! Sekuestrohen para, armë dhe prona appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts