Propozimi për një armëpushim të ri, Hamasi i përgjigjet marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA, Katari dhe Egjipti

propozimi per nje armepushim te ri hamasi i pergjigjet marreveshjes se ndermjetesuar nga shba katari dhe egjipti
propozimi per nje armepushim te ri hamasi i pergjigjet marreveshjes se ndermjetesuar nga shba katari dhe egjipti

Hamasi ka zbuluar se ka dhënë përgjigjen e tij ndaj një propozimi për vendosjen e armëpushimit me Izraelin për konfliktin në Gaza.

Sipas BBC detajet e marrëveshjes të përcaktuara nga Izraeli, SHBA, Katari dhe Egjipti, nuk janë bërë publike, por më herët u raportua se propozimi përfshinte një armëpushim gjashtë-javor, ku më shumë pengje izraelite do të shkëmbeheshin për të burgosur palestinezë.

Izraeli dhe SHBA kanë thënë të dy vendet se po shqyrtojnë përgjigjen e Hamasit.

Sekretari DASH, Antony Blinken, i cili aktualisht ndodhet në Lindjen e Mesme, tha se do të diskutonte përgjigjen e Hamasit me zyrtarët në Izrael të mërkurën.

Teksa Blinken nuk ka dhënë asnjë tregues se si SHBA e shikon përgjigjen, Presidenti Joe Biden e përshkroi atë si “pak mbi krye”, duke thënë se udhëheqja izraelite nuk do të pajtohet lehtësisht me atë që grupi po kërkon.

Propozimi iu dërgua Hamasit rreth një javë më parë, por një përfaqësues i tha agjencisë së lajmeve Reuters se u ishte dashur deri të martën për t’u përgjigjur sepse pjesë të tij ishin të paqarta.

Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman al Thani e ka përshkruar përgjigjen e Hamasit si “pozitive” në përgjithësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →