Dy mbrëmje në Doha dhe dy trofe për Vinicius. I pari të martën kur ai i shpall “The Best”, lojtari më i mirë i vitit nga FIFA për vitin 2024. 24 orë më vonë (mbrëmë) ai arriti të fitonte një tjetër finale me Realin. Kupa Interkontinentale është histori tashmë.
Dhe braziliani e ka bërë me stil, duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjes me një asist dhe një gol. Në 12 finale të luajtura me Realin ai numëron 13 pjesëmarrje në gola siç ndodhi dhe mbrëmë në Doha (Katar).
Duke komentuar suksesin e Realit në finalen e Kupës Interkontinentale, Vinicius u shpreh: “E kishim marrë seriozisht këtë finale, si çdo finale kur luajmë. E kishim të qartë se ishte një mundësi e artë për ta mbyllur vitin 2024 me një tjetër trofe. Por jam i bindur se ky nuk do të jetë trofeu i fundit në këtë sezon, ne nuk ndalemi”, komentoi ai.
PANORAMASPORT.AL