Bota

Protesta e 11 korrikut, Bardhi takim me qytetarët: Shqipëria e para në Europë për numrin e popullatës në pasiguri për ushqim. Shkak politikat e gabuara të Ramës

protesta e 11 korrikut bardhi takim me qytetaret shqiperia e para ne europe per numrin e popullates ne pasiguri per ushqim shkak politikat e gabuara te rames



































Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka zhvilluar takime me qytetarët e Tiranës në kuadër të protestë kombëtare të 11 korrikut.

449681714_878114641002033_2825312477003152146_n

Bardhi së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka kanë ftuar banorët t’i bashkohet protestës para kryeministrisë në orën 20:00.

“Ekonomia është kryearsyeja për të ngritur zërin dhe për të protestuar në 11 Korrik”, shprehet Gazment Bardhi.

Postimi i plotë:

Në takimet me qytetarë dhe bizneset pranë zonës së Pazarit të Ri, Njësia 2 Tiranë, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD Falmur Noka, anëtarët e Kryesisë dhe strukturat drejtuese të degës, kuptuam nga afër padurimin e qytetarëve për tu bashkuar në projektin për ndryshimin e gjendjes në vend dhe për një ekonomi që garanton mirëqënien për çdo qytetar shqiptar.

Ekonomia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 11 Korrik, ora 20:00 përpara Kryeministrisë. Shqipëria për shkak të politikave të gabuara të Edi Ramës renditet e para në Europë për numrin e madh të popullatës në pasiguri për ushqim, e krahasueshme vetëm me disa shtete në Afrikë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts