Shqiperia

Protesta e 11 korrikut, Berisha thirrje qytetarëve: Të bashkohemi për të mposhtur diktaturën

protesta e 11 korrikut berisha thirrje qytetareve te bashkohemi per te mposhtur diktaturen
protesta e 11 korrikut berisha thirrje qytetareve te bashkohemi per te mposhtur diktaturen

Kreu demokrat Sali Berisha në fjalimin që i ka drejtuar mbështetësve të tij në protestat e përditshme që zhvillohen në atë që njihet tashmë si “Rruga e Shpresës” i ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen në protestën e 11 korrikut.

Nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, Berisha tha se shqiptarët dhe shqiptaret kanë nevojë të mësojnë të vërtetat, ndaj edhe në 11 korrik duhen të bëhen bashkë për të mposhtur Edi Ramën, q ëish-kryeministri e cilësoi një pushtues të egër.

“Të vërtetat dhembin. Edhe njëherë ju kujtoj një fjalë të Mark Tuin. Thotë se; kur thua të vërtetën duhet të harrosh çdo gjë.

Dhe kjo është rruga që ndjekim dhe do të ndjekim ne. Ne do të ju themi shqiptarëve çdo të vërtetë, sepse ata sot si asnjë komb tjetër, janë një komb pa drejtësi.

Se ata sot si asnjë komb tjetër në planet janë një komb që po treten si bora para rrezeve të diellit, po zhduken. Se ata sot janë një komb me fëmijë të uritur më shumë se vendet që dolën nga lufta, Ruanda e të tjerë. Shqipëria pra dhe shqiptarët kanë nevojë të mësojnë të vërtetat, po aq sa kanë nevojë për ajrin, dhe ushqimin për të mbajtur gjallë jetën e tyre.

Ndaj dhe me 11 korrik shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni, në Shqipëri, emigracion, diasporë, të bashkohemi në sheshin Skënderbej, të na frymëzojë heroi ynë i përjashtëm për të mposhtur pushtuesin e egër që e ka emrin Edi Rama.

Për të mposhtur narkoshtetin dhe nomenklaturën e tij, për të krijuar qeverinë teknike. Zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, fitore të opozitës.

Shtet ligjore, liri dhe të drejta të njeriut. Drejtësi të vërtetë të pavarur. Integrim europian.

Këta janë parimet e shpallura për të cilat ne do të bëjmë gjithçka ti kthejmë në realitet, që ditën e parë të rikthimit të demokracisë në Shqipëri”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kreu demokrat tha se shqiptarëve nuk u duhen lakej që punojnë për të huajt, shqiptarët kanë nevojë për prokurorët e tyre.

“Ka më kriminelë se këta, të cilët mbrojnë, amnistojnë krimet më të rënda të këtij vendi dhe mburren se kanë mbështetje ndërkombëtare.

Thirrja ime për partnerët është: mos mbështesni prokurorët e narkoshtetit, sepse është mbështetje për narkoshtetin.

Nëse ata punojnë për ju, merrini në dherat tuaja, shqiptarët kanë nevojë për prokurorët e vet.

Shqiptarët u duhet drejtësia e tyre.

Shqiptarëve nuk u duhen lakej që punojnë për të huajt dhe kundra shqiptarëve, duke amnistuar kriminelë, duke amnistuar krime monstruoze elektorale, duke amnistuar vrasës me pagesë, duke amnistuar qeveritarë që kanë vjedhur dhjetëra e qindra milionë euro”, tha ai, duke iu rikthyer sulmeve ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ai tha se sot dhe çdo ditë, ne bëhemi gjithnjë e më të vendosur si shpresa e fundit e shqiptarëve, për të shpëtuar ata nga forma më e keqe e diktaturave, diktatura e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

“Diktatura e bandave është diktatura më mizore, më e egër, se ajo nuk asnjë rregull, asnjë normë, asnjë standard.

Ajo bazohet fund e krye, në kodet e mafias, në ligësinë, keqësinë e atyre që qeverisin dhe sundojnë vendin.

Një vend që nuk ka drejtësi, nuk mund të ketë kurrë liri. Dhe po marrim vetëm këtë aspekt.

Ju jeni dëshmitar të denoncimeve të vazhdueshme që nga shtatori e gjer sot, i akteve kriminale, madje dhe para saj, të skrapit të partisë.

Denoncimit me fakte, me dokumente si një vegël e verbër në duart e Edi Ramës dhe bandave të krimit”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts