Protesta e 11 korrikut, Boçi në Shkodër: Nuk ka skenar, synojmë qeveri teknike dhe liri për Berishën

protesta e 11 korrikut boci ne shkoder nuk ka skenar synojme qeveri teknike dhe liri per berishen
protesta e 11 korrikut boci ne shkoder nuk ka skenar synojme qeveri teknike dhe liri per berishen

Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi, deklaroi se opozita në protestën e 11 korrikut përveç tjerave një prej kërkesave kryesore, ka krijimin e një qeverie teknike, pak muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025.

Pas mbledhjes së kryesisë së PD Shkodër, drejtuesi politik në këtë qark, u shpreh se një kërkesë kryesore e protestës do të jetë edhe liria për liderin e opozitës Sali Berisha i cili vijon në “arrest shtëpie”.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se në një prononcim për mediat Boçi tha se Kryeministri Edi Rama ka grabitur zgjedhjet me bandat kriminale ndaj e vetmja zgjidhje për zgjedhje të lira e të ndershme është qeveria teknika.

Po ashtu i pyetur nëse do të jetë një protestë paqësore, Boçi tha se protestat nuk kanë skenar dhe aq më tepër kanë zemërimin e qytetarëve brenda ndaj kësaj qeverie të korruptuar.

Duke folur për SPAK Boçi u shpreh se shumë çështje po zvarriten dhe se SPAK ka luajtur me gjëra jo të vërteta.

Një porosi, Boçi ka edhe për Lulzim Bashën duke e quajtur si personin që helmoi PD që të qëndrojë sa më larg demokratëve.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare pas një viti nëse PD gjen strategjinë e duhur koha është e mjaftueshme tha Boçi për t’i fituar dhe për të larguar këtë qeveri që e cilëson plot me skandale korruptive. Ja intervista e plotë e tij:

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →