Shqiperia

Protesta e 11 korrikut, Hoxha: Të ndalim korrupsionin madhor të qeverisë. Uroj që qytetarët të tregohen të vetëpërmbajtur dhe mos…

protesta e 11 korrikut hoxha te ndalim korrupsionin madhor te qeverise uroj qe qytetaret te tregohen te vetepermbajtur dhe mos
protesta e 11 korrikut hoxha te ndalim korrupsionin madhor te qeverise uroj qe qytetaret te tregohen te vetepermbajtur dhe mos

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Lisandër Hoxha, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar protestën e 11 korrikut.

Hoxha tha se duhet që të ndalet një orë e më parë korrupsioni madhor i qeverisë. Sipas tij, qytetarët janë të irrituar me keqqeverisjen dhe shtoi se uron që të tregohen ë vetëpërmbajtur në këtë tubim.

“Duhet të protestojmë të gjithë, me qëllim që të ndalim korrupsionin madhor të qeverisë. Kemi një qeveri që prodhon vetëm skandale. Ka mbetur si rrugë vetëm përballje me këtë keqqeverisje. Protestojmë se në këtë vend nuk durohet më mega-korrupsioni. Rama duhet të japë dorëheqjen, të hapet rruga për qeveri teknike dhe të ketë zgjedhje të lira. Kjo është qeveri antikombëtare. Malet e Shqipërisë, siç nuk i ka shpopulluar turku, nuk i ka shpopulluar armiku, i ka shpopulluar kjo qeverisje. Nëse ikën Edi Rama, më pas e mira do të vijë. Mbajtja pa akuzë në detyrim paraqitje të Berishës, është për të dëmtuar opozitën.

[embedded content]

Kjo është qeveria më e dështuar e Shqipërisë. Këta janë manipulatorë në çdo aspekt. Janë të dështuar dhe do të dështojnë. Unë uroj që qytetarët të vetëpërmbahen, pasi janë shumë të irrituar. Ne jemi në shesh për Shqipërinë. Këta janë qeveri private, bëjnë investime aty ku këta mendojnë se do përfitojnë para. Paratë që janë të shqiptarëve i marrin për vete. Paratë që ua japin në Europë për fermerët, i vjedhin vetë”, tha Hoxha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts