Protesta e 11 korrikut për lirinë e Berishës/ Boçi: Do ushtrojmë presion…

protesta e 11 korrikut per lirine e berishes boci do ushtrojme presion
protesta e 11 korrikut per lirine e berishes boci do ushtrojme presion

Luçiano Boçi, nënkryetar i PD-së, në emisionin “Open” në News24, duke folur për protestën e 11 korrikut, e cila është thirrur nga kjo parti, tha se ndaj kryetarit Sali Berisha është duke u zhvilluar një proces politik nga SPAK.

Boçi u shpreh se me masën e sigurisë që u vendos ndaj Berishës, përveç se është jo proporcionale, është shkelur Kushtetuta dhe ligji, ndërsa ëstë penguar të ushtrojë detyrën e tij si deputet.

Boçi tha se më 11 korrik do të kërkohet liri për Sali Berishën dhe kjo është kërkesë e demokratëve, pasi Shqipëria është i vetmi vend europian që lideri i opozitës mbahet i burgosur pa fakte e prova.

“Nuk është një situatë rastësore, është situatë e stisur për të eleminuar opozitën”, tha Boçi.

Ai theksoi se do të kërkohet lirimi i Berishës duke bërë presion, kjo është kërkesa e demokratëve, e qytetarëve.

Referuar protestës së zhvilluar në 20 shkurt, Boçi tha se edhe nga kjo protestë opozita ka fituar të drejtat e saj.  “Ishte një aksion bruto i PD-së që dha më pas ato fitoret e të drejtave të opozitës”, tha Boçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →