Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu gjatë një takimi me kryesitë e degëve në Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë dhe Përmet ka kërkuar pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën e 11 korrikut e cila do të zhvillohet në Tiranë.
Teksa ka ndarë disa fotografi nga takimët që ka zhvilluar në rrjetin social Facebook, deputeti Shehu shkruan se së bashku me qytetarët do të lirojnë kreun e PD, Sali Berisha.
Postimi i plotë:
”Te lirojme liderin e opozites Sali Berisha!
Sot me kryesite e degeve Memaliaj, Tepelene, Kelcyre e Permet.
Per protesten e madhe te 11 Korrik ne Tirane.
Te gjithe entusiazte dhe te mobilizuar.
Te vendosur ne crrenjosjen e ketij rregjimi”, shkruan Shehu.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co