Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha i ftuar në studion e News 24, u përfshi në debate me analistin Agim Baçi.
Pjesë nga debati:
Baçi: Njerëzit kanë arsye të mëdha ta kundërshtojnë këtë qeveri. Besueshmëria më e madhe ishte SPAK-u, por nuk do të kandidojë nesër zt.Dumani në zgjedhje. Në zgjedhje do të kandidojë një njeri politik. Qoftë z.Berisha që ka probleme, qoftë edhe të pa drejta.
Hoxha: Zero probleme!
Baçi: E nxjerrim të pafajshëm! Berisha unë dua ta fitojë këtë lloj beteje. Duke fituar këtë betejë do të zhbënte edhe non gratën. Shqiptarët do ishin ngritur dhe do të ishin poshtë shtëpisë së Berishës dhe do të kërkonin me ngulm që të mos iknin nga sheshi derisa të zgjidhej kjo gjë.
Hoxha: Që nga lënia e mandateve, që nga braktisja e bashkive, janë me mijëra njerëz që janë larguar nga ky vend. Fakt është që janë larguar njerëzit nga Shqipëria. Dhjetë protesta kombëtare, rreth rrotullim dhe pastaj në shtëpi. Është dekurajuar protesta në Shqipëri si mjet demokratik përmes të cilit qytetarët shpresojnë të arrijnë qëllimin e tyre. Duhet thyer ky miti i frikës. Funksionoi protesta e Parlamentit dhe ju garantoj se 20 shkurti është dita kur kësaj qeverie do t’i duket dita më e vështirë.
Baçi: Një qeveri e korruptuar e ka rastin ideal të mos japë llogari. Në 10 vite, Rama nuk ka dhënë llogari. Por, të paktën opozita në seanca plenare ka denoncuar se është e vetmja ajo sallë, pasi qeveria nuk bën transparencë. E enjtja ishte një ditë ku debatohej.
Hoxha: A mendon se duhet të protestohet?
Baçi: Mua nuk ma kujton 20 shkurton se kam qenë vetë.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co