Protesta e 20 shkurtit, opozita nis mobilizimin në bazë, përfaqësues të “Rithemelimit’ takim me strukturat në Mat

protesta e 20 shkurtit opozita nis mobilizimin ne baze perfaqesues te rithemelimit takim me strukturat ne mat
protesta e 20 shkurtit opozita nis mobilizimin ne baze perfaqesues te rithemelimit takim me strukturat ne mat

Protesta e planifikuar e opozitës që do të mbahet me 20 Shkurt në Tiranë, ka bërë që të vihen në lëvizje strukturat në bazë.

I deleguari i Partisë Demokratike të grupit të “Rithemelimit”, Çlirim Gjata zhvilloi një takim me strukturat drejtuese në Mat për t’i angazhuar ata në protestën kombëtare të 20 Shkurtit. Gjata tha se këto takime po vërtetojnë se opozita është më e bashkuar se kurrë për të luftuar kundër qeverisë. Sipas Gjatës, ka qenë bashkimi i Partisë Demokratike ai që ka trembur Edi Ramën, me urdhër të të cilit SPAK vendosi në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përsa i përket bashkimit PD zyrtare që përfaqësohet nga Lulzim Basha, Çlirim Gjata shtoi se tashmë me bashkimin e fundit atij nuk i ka mbetur askush pas vetes, ndërsa vazhdon t’i shërbejë Edi Ramës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →