Protesta e 7 tetorit/ ”Tigri 1 dhe 2 kanë ‘ngrënë’ 64 mln dollarë”, Këlliçi për kërkesën për qeveri teknike: Burgosen deputetët e gradohen trafikantët! Me firmën e Ballukut…

protesta e 7 tetorit tigri 1 dhe 2 kane ngrene 64 mln dollare kellici per kerkesen per qeveri teknike burgosen deputetet e gradohen trafikantet me firmen e ball
protesta e 7 tetorit tigri 1 dhe 2 kane ngrene 64 mln dollare kellici per kerkesen per qeveri teknike burgosen deputetet e gradohen trafikantet me firmen e ball

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, i ftuar në News24 ka deklaruar se protesta e nesërme do të jetë atipike, ku nuk do të ketë folës. Madje ai tha se nuk dihet ende se kur kjo protestë duhet të përfundojë.

Këlliçi shtoi se vijohet me kërkesën për qeveri teknike, pasi drejtësia është e kapur, duke e bërë kështu kusht për zgjedhje të lira sipas tij është pikërisht qeveria teknike.

“Opozita goditet gjithmonë. Kemi një drejtësi të kapur. Organe të reja të drejtësisë që prodhojnë padrejtësi.

Tigri 1 dhe 2 kanë marrë deri tani 64 mln dollarë në Vlorë me firmën e Ballukut, futet në burg deputeti i PD dhe trafikantët bëhen ministra, drejtojnë komisionin e Reformës në Drejtësi. Ndaj duhet një qeveri teknike”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co