Protesta e banorëve të Thumanës para Parlamentit, Berisha: 2 shtatori, ditë beteje! Ftoj qytetarët të bashkohen për të drejtat kushtetuese

protesta e banoreve te thumanes para parlamentit berisha 2 shtatori dite beteje ftoj qytetaret te bashkohen per te drejtat kushtetuese





































Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e paralajmëruar nga banorët e Thumanës ditën e nesërme, më 2 shtator, para Parlamentit.

sali berisha

“Ftoj qytetarët e Tiranës t’u bashkohen atyre në protestën për të drejtat kushtetuese, në protestën kundër diskriminimit të gjysmë milioni shqiptarëve”, bëri thirrje Berisha.

Më tej ai tha se 2 shtatori është ditë beteje, betejë tek parlamenti.

“Të dashur miq, guximtarët e Thumanës nesër janë përpara parlamentit. Ftoj qytetarët e Tiranës t’u bashkohen atyre në protestën për të drejtat kushtetuese, në protestën kundër bashkimit të këtyre banditëve qeveritarë, në protestën kundër diskriminimit të gjysmë milioni shqiptarëve. Ndaj edhe ju ftoj, 2 shtatorin ditë beteje, betejë tek parlamenti! Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë se banorët e Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës prej ditësh kanë protestuar duke bllokuar autostradën Thumanë – Kashar, pasi kërkojnë hyrje -dalje në këtë rrugë.

Ata janë shprehur se këtë çështje do ta çojnë në SPAK dhe se po ashtu kanë nënshkruar edhe një kallëzim për ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.

“Do ta çojmë në SPAK çështjen e mungesës së aksesit në autostradë. Të hënën në orën 16:45 do të protestojmë para parlamentit.

Të martën në orën 18:00 do të protestojmë në aksin Thumanë – Kashar. Do të kallëzojmë në SPAK, Belinda Ballukun dhe ARSH”, janë shprehur banorët pak ditë më parë gjatë protestës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →