Shqiperia

Protesta e fermerëve të Maliqit, Nallbati: Po përballen me darën e pushtetit. Korrupsioni mban peng 112 mln euro fonde të IPARD

protesta e fermereve te maliqit nallbati po perballen me daren e pushtetit korrupsioni mban peng 112 mln euro fonde te ipard
protesta e fermereve te maliqit nallbati po perballen me daren e pushtetit korrupsioni mban peng 112 mln euro fonde te ipard

Deputeti demokrat, Bledion Nallbati, ka reaguar lidhur me protestën e fermerëve të fshatrave të Maliqit të cilët u përplasën edhe me policinë pas bllokimit të rrugës nacionale me mjete bujqësore. Në një postim në rrjetet sociale, Nallbati tha se fermerët u përballën me darën e pushtetit. Ai akuzon qeverinë për veprime arbitrare ndaj fermerëve dhe thekson se korrupsioni po mban peng 112 mln euro nga fondet e IPARD, të cilat janë bllokuar pas zbulimit të skemës abuzive nga Bashkimi Europian.

“Vetëm shtet demorkatik nuk mund të quhet!

Protestojnë për djerësn e tyre, ndërsa languat e pushtetit i gjobisin edhe me nga 1 milion lek se bllokuan rrugët.

Fermerët në gjithë Shqipërinë po përballen me vështirësi, kanë zero mbështetje nga ana e qverisë dhe ato fonde që garantohen nga partnerët europian, vidhen dhe abuzohen. Korrupsioni po mban peng më shumë se 112 milion euro të fondeve IPARD.

Nuk ka subvensione dhe ato pak para që ndahen, i marrin klientët e qeverisë“, shkruan Nallbati.

Reagimi:

Ushtarin me kriminelët!

Gangsterin me fermerët!

Kjo është fytyra e këtij shteti!

Fermerët e fshatrave të Maliqit, protestuan për mungesën e tregut dhe prodhimet e pa shitura.

Në vend që të përballen me reagimin dhe reflektimin e organeve shtetërore për të zgjidhur hallin e tyre, u përballën me darën e pushtetit.

Vetëm shtet demorkatik nuk mund të quhet!

Protestojnë për djerësn e tyre, ndërsa languat e pushtetit i gjobisin edhe me nga 1 milion lek se bllokuan rrugët.

Fermerët në gjithë Shqipërinë po përballen me vështirësi, kanë zero mbështetje nga ana e qverisë dhe ato fonde që garantohen nga partnerët europian, vidhen dhe abuzohen. Korrupsioni po mban peng më shumë se 112 milion euro të fondeve IPARD.

Nuk ka subvensione dhe ato pak para që ndahen, i marrin klientët e qeverisë.

Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu!

I bëj thirrje qeverisë të marrë masa të menjëhershme që të garantojë treg për prodhimet vendase dhe t’i japë fund konkurencës së pandershme.

I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm, të tërhiqet nga ato gjoba qesharake, pasi nuk mund të trembë askënd e për më tepër të trembë njërëzit e punës dhe sakrificës. 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts