Një minutë heshtje është mbajtur nga proteusit e opozitës, para nisjes së tubimit, në respekt të Martin Canit 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij një ditë më parë (18 nëntor)
Opozita dhe pensionistët protestojnë sot kundër buxhetit prej 8 miliardë eurosh. Por në momentin kur buxheti do të miratohet nen për nen, opozita do të depozitojë disa amendamente, që sipas tyre u vijnë në ndihmë qytetarëve.
Lideri demokrat, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”.