Bota

Protesta e opozitës dhe tensionet në Kuvend, reagon Rama: Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë

protesta e opozites dhe tensionet ne kuvend reagon rama mos i falni me duhen shkaterruar perfundimisht me vote

































Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve të fundit në Kuvend dhe protestës para këtij institucioni, që  ishte thirrur nga opozita pas investigimeve të RAI3.

edi rama1

Rama shprehet se autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament, ishin Arben Ahmetaj, Sali Berisha, një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare, një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë dhe programi i RAI 3.

Vesi del me shpirtin, thotë kryeministri, por shton se shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi.

Gjithashtu shkruan: “Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë”.

Reagimi i Ramës:

Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament?

Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare;

Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;

Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë;

Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie;

Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.

Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.

Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush🇦🇱

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts