Gazetari Martin Leka foli sot në emisionin “Open” në News 24 me moderatore Eni Vasilin për protestës që opozita mbajti sot për plot 3 orë në rrugët kryesore të Shqipërisë. Sipas gazetarit protestës së opozitës i mungon fryma dhe besimi.
Ai tha se ka plot forma të tjera për të bindur qytetarët të marrin pjesë në tubimet e opozitës.
Leka: Dejavu e protestave të mëparshme. Mungon fyma dhe besimi prandaj ka kaq pak njerëz në këto protesta. Ndoshta duhet gjetur një mënyrë tjetër. Sot vetëm Ramës nuk i është prishur qetësia. I është prishur qetësia disa njerëzve që kanë patur punët e tyre sot. Ka plot forma tjera protesta që mund të bindin këta njerëz që të shkojnë në protestë.