Opozita zhvilloi sot protestën e 12 para Bashkisë së Tiranës, e cila në dallim nga ato të mëparshmet, pati më shumë tensione.
Megjithëse zgjati për rreth 60 minuta, protesta i përfshiu të gjitha episodet nga djegia e gomave, tentativa për të shkulur gardhin metalik, hedhja e molotovëve dhe tymyeseve, përdorimi i ujit me presion nga policia, si dhe fjalimet dhe thirrjet qoftë nga organizatorët e protestës, ashtu edhe Policia e Shtetit.
Por një episod i veçantë ishte ai i një përplasjeje verbale mes dy prej deputetëve demokratë, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati me drejtues të Policisë së Tiranës.
[embedded content]
Shkaku i përplasjes ishte Klevis Balliu. Ky i fundit në një moment tensioni mes një grupi protestuesish dhe policisë, është rrëzuar në tokë.
Ky ka qenë momenti që dy deputetët e PD-së, Bardhi dhe Nallbati kanë reaguar ashpër ndaj policisë. Më i ashpër në reagim ishte deputeti Nallbati që nuk ka kursyer sharjet në drejtim të një prej policëve ose drejtuesve.
Edhe protestën e kaluar ishte pikërisht Klevis Balliu që u kthye në një protagonist për shkak se kur u hodh gazi lotsjellës nga policia ndaj një grupi protestuesish, ai u shfaq me shenja të dukshme skuqjeje në fytyrë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co