Bota

Protesta e opozitës para bashkisë, policia njofton bllokimin e disa segmenteve rrugore! Ja apeli për qytetarët

protesta e opozites para bashkise policia njofton bllokimin e disa segmenteve rrugore ja apeli per qytetaret





































Ditën e sotme opozita do të zhvillojë protestë e radhës para bashkisë së Tiranës, ndërkohë policia ka njoftuar se do të ketë bllokim të disa segmenteve rrugore.

protesta bashkia tirane (5)

Policia sqaron se deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Po ashtu policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative.

“Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”, thuhet ne njoftimin e policise.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts