Protesta e opozitës para Kryeministrisë, demokratët organizim individual, nisen drejt Tiranës me makinat private

protesta e opozites para kryeministrise demokratet organizim individual nisen drejt tiranes me makinat private
protesta e opozites para kryeministrise demokratet organizim individual nisen drejt tiranes me makinat private

Ditën e sotme do të mbahet në Tiranë protesta e thirrur nga Partia Demokratike.

Duket se pjesëmarrja do të jetë masive, por se nuk do të ketë një organizim të mirëfilltë në lidhje me transportimin e protestuesve.

Pjesëmarrësit do të vijnë në Tiranë me makinat e tyre personale.

Sa i përket pjesëmarrjes, nga gazetarët në terren raportohet se nga Lushnja pritet të nisen rreth 1 mijë demokratë vetëm nga strukturat e PD, duke mos llogaritur numrin e qytetarëve.
Ndërkohë nga Shkodra pritet të mbërrijnë në kryeqytet rreth 600 persona, ndërsa nga Fieri rreth 700 anëtarë të strukturave të PD, me mjete private.

Mungesë e organizimit sa i përket transportit raportohet edhe në Durrës, ku mesa duket është lënë në dëshirën e demokratëve të nisen me makinat e tyre drejt Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →