Gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, kryeministri Rama komentoi protestën e opozitës që u zhvillua sot para parlamentit Europian në Strasburg.
Rama tha se qeveria do të vazhdojë me detyrat e saj për të anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian. Ndërsa theksoi se e vetmja rrugë që Shqiopëria ka është ajo e BE-së.
Kryeministri Rama: Duhen dy për një tango thotë një fjalë, nëse nuk ka një dyshe për një tango atëherë ka vetëm një muzikë që është muzika e BE që është e shkruar në mijëra partitura me detyra konkrete, afate konkrete …
Deputetët e opozitës protestuan sot para Parlamentit Europian në Strasburg për të marrë vëmendjen e BE-së lidhur me problemet politike në vendin tonë. Kjo ishte hera e parë që opozita zhvendosi protestën e saj në Strasburg.