Protesta e opozitës “zhvendoset” në Strasburg, 5 deputetë të PD-së hyjnë brenda Parlamentit Europian! Ja arsyeja

protesta e opozites zhvendoset ne strasburg 5 deputete te pd se hyjne brenda parlamentit europian ja arsyeja





































Protesta e opozitës është “zhvendosur” në Strasburg. Mësohet se 5 deputetë të PD-së kanë hyrë brenda Parlamentit Europian.

aa

Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Agron Gjekmarkaj raportohet se do të zhvillojnë takime në kuadër të sensibilizimit të BE për situatën në Shqipëri.

Ndërsa deputetët e tjerë pritet të mbërrijnë në Parlamentin Europian rreth orës 11:30 për protestën.

Kjo është hera e parë që një forcë politike shqiptare do të protestojë para Parlamentit Europian në Strasburg.

Mësohet se do jenë rreth 40 deputetët që do të mblidhen përpara dyerve të PE-së.

Kjo lëvizje e Partisë Demokratike vjen pas skenarëve të kaosit në Kuvend dhe protestës së dhunshme të 7 tetorit, aksione që u ndërmorën nga PD fill pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.

Deputetët e opozitës do të ngrenë në diskutim çështjen e Sali Berishës, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ashtu sikurse dhe arrestimin e ish-deputetit tashmë, Ervin Salianjit, të cilat demokratët i kanë cilësuar si “të kapur nga politika”.

Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, përjashtimet nga Kuvendi pas skenarëve të kaosit, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Salianjit dhe masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën, të cilat i konsiderojnë të padrejta.

Deputetët që do jenë në protestë janë: Gazment Bardhi, Edmond Spaho, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Ramadan Likaj, Flamur Hoxha, Flamur Noka, Edi Paloka, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Dhurata Çupi, Elda Hoti, Qani Xhafa, Lindita Metaliaj, Xhelal Mziu, Kasem Mahmutaj, Kastriot Piroli, Ilda Dhori, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi, Petrit Doda, Zheni Gjergji etj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →