Protesta e PD/ Preç Zogaj: Nuk ka rotacion në Shqipëri, pa rotacion në Partinë Demokratike

protesta e pd prec zogaj nuk ka rotacion ne shqiperi pa rotacion ne partine demokratike
protesta e pd prec zogaj nuk ka rotacion ne shqiperi pa rotacion ne partine demokratike

Presidenti i Institutit Liberal Pashko, Preç Zogaj, duke folur në lidhje me protestën e mbajtur mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë, u shpreh se rrotacioni politik në Shqipëri nuk mund të ndodhë me një opozitë që sulmon SPAK-un dhe ndërkombëtarët.

I ftuar në një emision televiziv, ai u shpreh se pa ndryshuar lidershipi i Partisë Demokratike, në Shqipëri nuk mund të ketë rrotacion.

“Kjo protestë ishte thirrur për të verifikuar se sa është rritur kjo parti pas marrjes së logos, që mbetet ta bëjnë ata që janë atje. Gazetarët thanë se është i njëjti siç ka qenë. Këtu pamë se kishte në fokus sulmin kundër SPAK dhe drejtësisë, dekurajimin e SPAK dhe drejtësisë.
Denoncojnë korrupsionin me të drëjtë por sulmojnë edhe SPAK-un. Kjo është kontradiktore. Shumë nga këta janë vetë subjekte të hetimit, kanë edhe problem të tyre. Bie dakord me denoncimin e korrupsionit kapilar të qeverisë, por në këtë pikë këta bashkohen me Ramën.
Rrotacioni në Shqipëri, nuk e pengojnë ndërkombëtarët. Rrotacionin e pengon kjo elitë politike që nuk di të ikë. E kanë vënë popullin pas murit, thonë ose na votoni ne, ose vrisni veten.
Nuk mund të ndodhë rrotacion në Shqipëri nëse kjo opozitë mbetet ajo që ka qenë për shumë e shumë vite.
I vendos në vështirësi të madhe, ftojnë zgjedhësit në një akt të padëgjuar, të sfidojnë SHBA-të dhe Evropën. Janë fjalime që përvijojnë formimin e një formacioni politik, të tipit sovranist.
Nga përvoja ime dhe njohja që kam për jetën politike, shoh që ekziston një popull opozitar që është mazhorancë, numerikisht, por fitorja nuk mund të vijë nëse do ta kushtëzosh, o unë ose askush. Ose do të sfidoni partnerët, ose nuk ka fitore.
Nëse nuk gjejnë zgjidhje për të çliruar lidershipin e PD nga kapja, për t’i hapur rrugë një rrotacioni brenda opozitës, nëse nuk ofrohen si fuqi politike e përlqyeshme për njerëzit, shumë vështirë është që të ketë sukses”, tha Zogaj në emiosnin “Të Paekspozuarit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →