Protesta/ Hysaj: Thirrje për çdo qytetarë që përballen me padrejtësitë dhe ulin kokën pa reaguar

protesta hysaj thirrje per cdo qytetare qe perballen me padrejtesite dhe ulin koken pa reaguar





































Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë ne protestën kombëtare të opozitës e thirrur ditën e sotme.

jola hysaj

Sipas Hysajt: “Kjo thirrje është për ty që çdo ditë përballesh me padrejtësitë dhe ul kokën pa reaguar.

Kjo thirrje është për të gjithë ne që fëmijët tanë duam të jetojnë në një Shqipëri të lirë!”

“Kjo thirrje shkon për ty, po po për ty, që ulesh kafeneve dhe thua që ky shtet nuk bëhet.

Në vend që të ankohesh reago sot se nesër mund te jete tepër vonë.

Kjo thirrje shkon dhe për ty që i sheh reagimet nga televizori por për vete thua le ta bëjnë të tjerët ndryshimin për mua.

Është edhe për ty që thua nuk eshë forma, menyra e duhur. Eja na trego rrugën mos u anko por reago.  Kjo thirrje është për ty që çdo ditë përballesh me padrejtësitë dhe ul kokën pa reaguar.  Kjo thirrje është për të gjithë ne që fëmijët tanë duam të jetojnë në një Shqipëri të lirë!  Ky është momenti sepse ç’do zë i vetëm vlen dhe merr më shumë fuqi dhe vlerë kur jemi të gjithë bashkë!

Ky është momenti,  Sot 7 Tetor ora 18:00

Eja dhe ti! O SOT, O KURRË ! MOS RRI POR TUNDU!”, thekson Hysaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al