Protesta/ Me pankarta në duar, nis grumbullimi i mbështetësve të opozitës në selinë e PD dhe para Kryeministrisë

protesta me pankarta ne duar nis grumbullimi i mbeshtetesve te opozites ne seline e pd dhe para kryeministrise




































Opozita ka thirrur protestë mbrëmjen e kësaj të hëne (7 tetor ora 18:00) dhe siç ka paralajmëruar PD-ja do të ketë mosbindje civile.

protesta

Ka nisur grumbullimi i mbështetësve të opozitës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe po ashtu para selisë së Partisë Demokratike.

Ata mbajnë pankarta në duar me mesazhe, ndërsa forca të shumta të policisë janë dislokuar në institucione shtetërore për mbrojtjen e tyre dhe në gatishmëri për të ndërhyrë në raste tensioni.

Kujtojmë se në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit  të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

  • Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;
  • Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;
  • Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
  • Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;
  • Kryqëzimi i Librit Universitar;
  • Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;
  • Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;
  • Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;
  • Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;
  • Kryqëzimi i urës së Taiwanit;
  • Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;
  • Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;
  • Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;
  • Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;
  • Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura